Shteti perëndimor i Indisë, Guajarati ka vendosur një ligj që e bën vrasjen e lopës të dënueshme me burgim të përjetshëm.
Sipas një amendamenti të vendosur nga Mbrojtja e Kafshëve, ata që do të jenë fajtorë për transportimin e mishit do të dënohen me 10 vite burg. Lopa konsiderohet e shenjtë për shumicën e Indisë dhe vrasja e saj është e paligjshme në shumë shtete.
Por tani, Guajati ka ligjet më të rrepta në vend për këtë cështje. Shkelësit e ligjit do të përballen me gjoba të mëdha, përvec burgimit, që arrijnë deri në 1500 dollarë.