Të pyeter nga policia si të dyshuar kryesor për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, familja Reçi ka thyer heshtjen duke folur për krimin e rëndë që tronditi qytetin të fund të muajit shtator.Në një deklaratë për mediat, Martin Reçi vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë më heret, ka mohuar që fisi i tij të ketë lidhje me ngjarjen dhe këtë e kanë bërë të ditur edhe para organeve të hetimit, kur janë marrë në pyetje.Konflikti mes Saimir Reçit dhe familjes Bardhi në muajin mars të këtij viti është një çështje që i është lënë në dore drejtësisë thotë Martin Reçi.

Interpretimet e ndryshme duke lidhur emrin tonë me këtë ngjarje, por na fusin në konflikte të paqenë thotë Martin Reçi i cili inkurajon organet e drejtësisë që të zbardhin krimin e rëndë. Që prej ngjarjes së fundit e deri më tani policia ka ushtruar dy herë kontrollë në banesen e familjes Reçi në Rrëshen dhe nuk është gjetu asgjë e kundraligjshme.Teksa shpreh rezerva për veprimet e policisë Martin Reçi thotë se kamerat e sigurisë kanë qenë të vendosura për kontrollin e biznesit të tij dhe për asnjë qëllim tjeter.

Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26-shtetori teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshe.Nga breshëria e plumbave mbeten të plagosur dhe tre përsona të tjere të cilët ishin nën shoqërinë e viktimes, ndërsa autoret e ngjarjes ishin dy përsona të maskuar të cilët u larguan me një foristradë e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës.

Artikulli paraprakNDËRHYRJE ANTIPËRMBYTJE NË LEZHË
Artikulli tjetërEKSPOZITË ME 7 FITUESIT E ÇMIMIT “IDROMENO”