Automjeti tip “Jep” i përdorur nga autoret në vrasjen e Martin Bardhit me 26-shtator në Rrëshen ka lëvizur në këtë qytet për tre ditë më radhë deri në ekzekutimin e 59-vjeçarit.Diçka e tillë është zbuluar nga kçyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve në Rrëshen, çka do të thotë se autoret të cilët kanë qenë dy përsona i ka ndjekur lëvizjet e shënjestrës së tyre, duke gjetur momentin më të përshtatshem për ta ekzekutuar me breshëri plumbash, nga ku mbeten të plagosur dhe tre përsona të tjere të cilët ishin nën shoqërinë e viktimës.Ndërkohë hetimet kanë zbuluar numrin serial të foristrades e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës.
Motorri i këtij automjeti ka hyrë në Shqipëri nga Kosova, përmes një përsoni nga Kurbini.Ai është identifikuar dhe marrë në pyetje nga hetuesit, duke treguar se motorrin e makinës e ka shitur tek përsona të tjere të cilët nuk i ka njohur.Sipas policisë motorri më tej është montuar tek makina tip “Jeep”, duke e kthyer atë në një gjendje punë.
Zbulimi i këtyre detajeve solli shprese tek policia për zbardhjen e ngjarjes, por deklarimet e përsonit që kishte shitur motorrin e makinës nuk e ndihmuan hetuesit, duke e çuar sërish këtë çështje në piken zero.Që prej momentit të ngjarjes e deri më tani janë kryer njësërë veprimesh hetimore dhe janë marrë në pyetje njësërë përsonash, por pa arritur të biet në gjurmet e vrasjes së 59-vjeçarit Martin Bardhi, ngjarja e cila tronditi qytetin e vogël të Rrëshenit.