Shoku i Martin Canit të vrarë me thikë, ka dalë nga spitali i Traumës pas qëndroi për 11 ditë i plagosur. Ngjarja u shënua më 18 nëntor pas një sherri pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë.

14 vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar tashmë i arrestuar ndërsa u plagos edhe shoku i tij.

Familja e tij disa ditë më parë kishte hapur një llogari në Go Found Me ku kërkonin 80 mijë euro për kurimin e Luisit jashtë Shqipërisë. Por më pas gjatë ditës së djeshme, doli një komunikatë e spitalit të Traumës, e cila tha se 14 vjeçari ndodhej në gjendje të mirë, dhe nuk ka nevojë për ndihmë të specializuar jashtë Traumës.

Artikulli paraprakSHKODËR, 80 VJETORI I ÇLIRIMIT
Artikulli tjetërSHKODËR, SHFAQEN SIMBOLET KOMUNISTE