Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano këtë të mërkurë ka folur për herë të parë për vrasjen e Mateo Vasiut, 8-vjeçarit që u vra nga fqinji i tij, Klodian Çalamani në fshatin Gracalli të Fierit.
Nano tregoi se ndaj tij ka pasur të dhëna se ka qenë një hajdut banesash dhe nuk ka pasur kallëzim në fushën e abuzimit seksual.
“Ka pasur të dhëna se ai ka qenë hajdut banesash. Nuk ka pasur kallëzime në fushën e abuzimit seksual”, tha Nano.
Në komisionin e Sigurisë ka pasur edhe debate mes deputetëve të PS-së dhe të PD-së edhe për urimin e publikuar nga deputeti i PS-së, Bujar Çela me foton e Enver Hoxhës për festën e Pavarësisë, mesazhe të cilat u shkëmbyen pikërisht në grupin e përbashkët të këtij komisioni.
Deputeti demokrat Ervin Salianji kërkoi që të distancohen nga fyerjet për viktimat e komunizmit, ndërsa deputeti i PS Nasip Naço tha se do të thirret këshilli i etikës.