Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti një delegacion të policisë greke.
Gjatë takimit përfaqësuesit e dy policive shkëmbyen informacion mbi operacionin ku mbeti i vrarë Kacifas.
Sipas njoftimit, gjithashtu gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy policive në të ardhmen.