“Arrest me burg” per tre te ndaluarit per vrasjen e Nard Polise.Te ndaluarit kane mohuar akuzat ndaj tyre si te dyshuar si bashkepunetore ne vrasjen e Nard Polise.

Dje u zbardhedhe deshmia e tre të arrestuarve. Ata janë shprehur se nuk kanë lidhje me vrasjen dhe hedhin poshtë cdo akuze për bashkëpunim të ngritur ndaj tyre. Alfred Martini ka pranuar se i ka dhënë makinën e tij autorit të vrasjes me inicialet K.S ditën e ngjarjen, por thotë se nuk e dinte se kishte planifikuar vrasjen. “Makinën më datë 20 mars në mëngjes ja kam dhënë shtetasit K.S. por nuk e dija që ai kishte planifikuar vrasjen” tha ai. Makina tip Audi u gjet e braktisur pas vrasjes.

Policia i akuzon se tre të arrestuarit ndihmuan autorin e vrasjes, K. S. 27-vjeç, që ndodhet në kërkim. Të arrestuarit, sipas policisë i siguruan armët dhe makinën dhe e kanë strehuar pas vrasjes autorin.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme.

Polia u ekzekutua me breshëri para një jave në Shkodër. Vëllai i Nard Polisë, biznesmeni që mbeti i vrarë nga një atentat në Shkodër, është shprehur se nuk njeh asnjë nga të arrestuarit e ndaluar nga policia lidhur me vrasjen e të vëllait.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA LUDOVIK DEGA, NJE NDER THEMELUESIT E PD SHKODER
Artikulli tjetërI JEPET LAMTUMIRA LEGJENDËS SË TIRANËS, META: ALI MEMA, VIRTUOZ I SPIKATUR