Trupa policore shqiptaro-amerikane i ka ardhur në ndihmë familjes së Saimir Hoxhës, nënkomisarit të Policisë së Lezhës, i cili u vra në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama, gjatë një aksioni për zbulimin e parcelave me kanabis në Lezhë.

Siç shihet nga fotoja, ato i kanë dhuruar familjes së të ndjerit 15 mijë dollarë, një formë për t’ia lehtësuar sado pak dhimbjen gruas, e cila e vetme duhet të rrisë dy djemtë e vegjël.

“Heroit tonë të rënë”, shkruhet në çekun që është tërhequr nga bashkëshortja e Saimirit.

Artikulli paraprakRRITEN RASTET ME COVID-19 NË KOSOVË, ASNJË VIKTIMË GJATË 24 ORËVE
Artikulli tjetërBILANCET E HUNGARI-SHQIPËRI! PESHORJA ANON FRIKSHËM NGA KUNDËRSHTARËT, POR KUQEZINJTË SONTE LUAJNË PËR DY REZULTATE