Britania e Madhe ka kthyer mbrapsht letërporosinë e Prokurorisë shqiptare për marrjen në pyetje të katër shtetasve britanike të shpallur në kërkim nga prokuroria e Lezhës dhe të arrestuar në Angli, si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit, Ardjan Nikulaj më 19 prill të këtij viti në Shëngjin.Pas arrestimit në Britani të personave të dyshuar, të cilët ikën nga Shqipëria menjëherë pas krimit në Shëngjin, prokurorët e Lezhës kanë nisur letërporosi për marrjen e deklarimeve, por kërkesa është rikthyer mbrapsht nga autoritetet britanike me argumentet, se pyetjet ishin te paqarta dhe nuk ishte shpjeguar qëllimi i tyre.Në këto rrethana, prokurorët shqiptarë kanë nisur një tjetër leter porosi tjetër ndërkohë që 4 shtetasit Britanikë pritet të dalin me 4 nëntor para gjykatës, ky do të vendoset lidhur me kërkesën për ekstradimin e tyre në Shqipëri për tu gjykuar me akuzën e vrasjes. Katër personat që u kapën dhe u arrestuan në Britani, pasi u shpallën në kërkim në Shqipëri, janë Steven Hunt, 49 vjeç, Thomas Mithan, 35 vjeç, të dy nga Bristol, Edmond Haxhia, 37 vjeç, nga Birmingham, si dhe 27-vjeçarja Harriet Bridgeman nga Bristol.Edhe Maroku nuk ka kthyer pergjigje lidhur me kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e portugezit, Ruben Saravia, i cili është edhe ekzekutori i biznesmenit. Kërkesës së bërë nga autoritet shqiptarë mësohet se i ka ardhur vetëm nja përgjigje që vazhdojnë procedurat për ekstradimin.Mesditën e 19 prillit, biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua me 7 plumba teksa ishte ulur në lokalin e tij, ndërsa ekzekutori u largua me motor, por ai dhe bashkëpunëtoret e tjere arriten të identifikohen brenda një kohe të shpejtë.