Portugezi Ruben Saraiva i vënë nën akuze për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ne muajin prill të vitit 2023 në Shëngjin do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Lezhës rrezoi kërkesen e 28-vjeçari i cili për te disaten herë kërkon ndryshimin e mases së sigurisë, me pretendimin se nuk ka lidhje me krimin e rëndë. Seanca gjyqesore u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ndërsa portugezi mësohet të ketë refuzuar tju përgjigjet pyetjeve të prokurorit të çeshtjes Françesk Ganaj. Pas vendimit të gjykatës avokati i te akuzuarit Kujtim Cakrani the se prokuroria nuk solli asnjë prove të re në lidhjen me klientin e tij, ndërsa kërkon zgjerimin e hetimeve duke marrë si prove dhe komunikimet telefonike.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj në Shengjin.

Artikulli paraprakLEZHË, KISHA KUNDËR HALLOWEEN
Artikulli tjetërBANORËT: TË INVESTOHET NË RRUGË