I bindur se nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj në muajin prill të vitit 2023 në Shëngjin, Portugezi Ruben Saraiva kërkoi sërish lirinë në gjykatë.Nën masa të rrepta sigurie 28-vjeçari u paraqit këtë të enjte në Gjykatën e Lezhës.Seanca gjyqësore e cila zgjati rreth 60 minuta u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pasi dëgjoi palet gjyqtari Ilir Përdeda vendosi rrëzimin e kërkeses, duke caktuar vijimin e mases së sigurisë arrest në burg.Vendimi u konsiderua i padrejtë nga avokati i Portugezit Kujtim Cakrani, sipas të cilit kur kanë kaluar më shumë se 1 vit nga ky proçedim penal prokuroria ende nuk ka prova që e implikojnë klientin e tij në vrasjen e Ardjan Nikulajt në Shëngjin.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.

Artikulli paraprakPELEGRINAZHI “BLLOKON” LAÇIN
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR STREHËZ PROVIZORE PËR QENTË