Shtetasi portugez i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill të vitit 2023 në Shëngjin, ka mohuar sërish të ketë lidhje me ngjarjen.Star Plus ka zbardhur dëshminë e 28-vjeçarit i cili u pyet për rreth tre ore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nga oficer të krimeve të rënda në policinë e shtetit.Ashtu si dhe në seancen gjyqësore për rivlersimin e mases së sigurisë në gjykatë pas ekstradimit të tij nga Maroku, Saraiva ka deklaruar se ka qenë per pushime në Shqipëri dhe se nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Pas marrjes në pyetje nën masa të rrepta sigurie ai u transferua sërish në burgun e Reçit në Shkoder, ku po qëndron në paraburgim në pritje për tu përballur më drejtësinë.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesen e autoriteteve shqiptare.Po për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i këtij krimi.Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

Artikulli paraprakEROZIONI DETAR “PËRPIN” BREGDETIN E KUNËS
Artikulli tjetërBECI TAKIM ME BIZNESIN FASON