Drejtësia britanike ka kërkuar nga prokuroria shqiptare provat që kanë në dorë për 4 shtetasit e tyre. Shtetasi E.H., bashkë me tre britanikët S.H., Th.M., dhe H.B., u arrestuan të shtunën në Londër. Ata dyshohet se kanë pasur për detyrë të vëzhgojnë lëvizjet e biznesmenit Ardjan Nikulajt përpara së të kryhej vrasja, në mesditen e 19 Prillit.
Shtetasi E.H., akuzohet se është organizatori i ekzektutimit të 51-vjeçarit. 4 të dyshuarit do të përballen me gjykatën në Britaninë e Madhe me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Dokumentet janë në Prokurori të Përgjithshme dhe po bëhen gati për t’i nisur drejt Britanisë. Grupi hetimore pretendon se ka prova që i lidhin ata me ngjarjen. Do të jetë drejtësia britanike që do të thotë fjalën e fundit nëse 4 të dyshuarit do të ekstradohen drejt vendit tonë. Gjykata e Lezhës ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” në mungesë. Ndërkohë, emri i britanikut tjetër H.S., dhe protugezit R.S., janë tashmë në listën e të kërkuarve nga drejtësia shqiptare. Shtetasi H.S., u largua nga vendit ynë mbrëmjen e 19 prillit drejt vendlindjes, nga aeroporti i Rinasit. Ai ka dyshime se fshihet ende në Britaninë e Madhe.
Ndërsa 27-vjeçari që akuzohet si ekzekutor, R.S., u largua nga pika e kalimit kufitarë në Kapshticë ditën e ngjarjes. Hetuesit kanë informacione se ai mund të ketë dalë nga territori grek. Emrat e H.S., dhe protugezit R.S., janë me ngjyrë të kuqe në listën e Interpolit. Grupi hetimor ende nuk e ka gjetur armën e krimit për të përfunduar fazën e mbledhjes së provave. Pstioleta tip TT dyshohet që është hedhur nga portugezi në lumin Drin. Ai kishte mbërritur në vendin tonë që më 14 Shkurt të këtij viti