I ekstraduar në Shqipëri nga Maroku prej fundit të vitit që lam pas, portugezi Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka refuzuar të bëhët bashkëpunëtor i drejtësisë.Paraditen e 17-janarit 28-vjeçari, u mor në pyetje për rreth 2 orë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, në prani dhe të dy prokuroreve të çështjes Erjon Shehaj dhe Françesk Ganaj.

Gjatë bisedes më Portugezin përfaqësuesit e organit të akuzes, mësohet ti kenë ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtesimit të pozitave penale, por Ruben Saraiva ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë të Shëngjinit.Sipas burimeve hetuesit i kanë drejtuar njësërë pyetjesh portugezit Ruben Saraiva, që kanë të bëjnë me hetimin e kësaj çështje.Ndër të tjera ai ka pranuar njohjen me Edmond Haxhine, ku krahas pranisë së tij me pushime në Shqipëri ka pohuar se kishin bërë plan të mbillnin lëndë nakotike.

Ndërkohë me kërkese të avokatit mbrojtes të caktuar nga Gjykata për të ruajtar sigurinë e shtetasit Portugez, Ruben Saraiva është dërguar në burgun 313 në Tiranë, ku po qëndron në pritje për tu përballur me drejtësinë.Hetimet në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj vijojnë ngë Prokuroria e Lezhës e cila është në pritje të vendimit për ekstradimin e 3 shtetasve Britanik dhe porositësit të dyshuar të kësaj vrasje shtetasit Edmond Haxhia.Seanca gjyqësore në Britani për përsonat e vënë nën akuzë nga drejtesia shqiptare, pritet të mbahet në muajin mars.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

Artikulli paraprak“PO NËSE JU VRASIN?”, SI IU PËRGJIGJ ALEXEI NAVALNY PYETJES SË BBC: NËSE NDODH, KJO DO TË THOTË SE…
Artikulli tjetërPOLITIKA SHQIPTARE URON KOSOVËN PËR PAVARËSINË! BEGAJ E NIKOLLA: JEMI KRAH JUSH! BASHA: KENI SFIDA, POR DO IA DILNI