Vrasja e oficerit të RENEA-s në Lazarat, dëshmojnë kolegët
Pas prishjes së vendimit për gjykim të shkurtuar të 12 të pandehurve për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha në 2015 në Lazarat, Gjykata e Krimeve të Rënda i ka hapur rrugë pyetjes së dëshmitarëve. Të parët që do të dëshmojnë në seancën e radhës janë oficerët e RENEA-s kolegë të Bashës të cilët më 24 qershor 2015 ishin së bashku me të në aksion për arrestimit e vëllezërve Aliko dhe të kërkuarve të tjerë. Ibrahim Basha mbeti i vrarë, pas të shtënave me armë zjarri nga një grup i armatosur brenda Lazaratit, në momentin që Forcat Speciale po bëheshin gati të futeshin në fshatin e famshëm për kultivimin e hashashit.