Përpara seancës për vlerësimin e masës së sigurisë së Marjan Kolës, që sipas sipas Policisë së Shkodrës është I dyshuar për bashkëpuntor në vrasjen e ish-kryetarit të komunës Velipojë Pashko Ujka, kanë folur familjarë të tij. Babai i tij, Dedë Kola ka thënë se kërkon drejtësi. Sipas tij djali është I pafajshëm pasi ka qenë në Kosovë me datë 28 dhe 29 nëntor, dhe këtë gjë e tregojnë edhe kamerat e sigurisë
Petrit Kola, vëllai I Marjan Kolës thotë se në momentin e ngjarjes, Marjani rezulton nga regjistrimet në kamera në një polygon qitje në Prishtinë
Hetimet janë përqendruar jo vetëm me funksionin e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës, por edhe si ndërtues, nisur nga fakti se ai është ndërtues i disa pallateve në qytetin e Shkodrës vitet e fundit.
Sipas policisë dyshohet se një prej të ndaluarve (Kristian Kelmendi) ka pasur konflikt për një apartament me Ujkën. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Pashko Ujka, u vra me armë tip silenciator në qendër të qytetit verior.