Presidenti Aleksandar Vuçiç është shprehur gjithashtu se prania e KFOR në veri të Kosovës është e domosdoshme. Në një intervistë për CNN, Vuçiç tha se Serbia është vendi i fundit që kishte nevojë për incidente në Kosovë. Ai ka treguar se prezenca e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë tani është më pak se zakonisht, rreth 4500 dhe se nuk ka arsye për shqetësim.
“Ne duam të shohim një prani më të madhe të KFOR-it në veri të Kosovës dhe Metohisë si një nga mënyrat për të garantuar sigurinë e serbëve”, tha Vuçiq.
I pyetur nëse trupat janë zhvendosur drejt Kosovës në mënyrë që Milan Radoiçiç të ketë mundësi të kalojë në Serbinë qendrore, ai ka theksuar se nuk është kështu.
“Serbia është vendi i fundit që kishte nevojë për ato incidente në Kosovë, për shkak të dinamikës së negociatave”, tha presidenti.
Presidenti serb theksoi se po bëjnë spastrim etnik dhe se numri i serbëve në Kosovë është zvogëluar në dy vitet e fundit, tani janë 10 për qind më pak.
“Radoiçiç në dispozicion, prokurorët do të bëjnë punën e tyre”
I pyetur nëse Milan Radoiçiq do të mbajë përgjegjësi duke qenë se ai e pranoi pjesëmarrjen e tij në incident, Vuçiq tha se të gjithë ata që kanë kryer vepra penale do të mbajnë përgjegjësi.
‘Radoiçiç është në dispozicion të autoriteteve shtetërore dhe prokurorët do ta bëjnë punën e tyre, theksoi Vuçiq.
Vuçiç ka thënë se Serbia ka qenë plotësisht konstruktive në negociata, se ka pranuar gjithçka dhe ka kujtuar se këtë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe ndërmjetësues në negociata, Josep Borell.