Edhe një sulmues i vdekur është gjetur në Banjskë, pas sulmeve të së dielës kundër Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori Naim Abazi, i cili tha se gjatë kontrollit të pjesës se ku ka ndodhur rasti, është gjetur edhe një trup i vdekur i një sulmuesi.

Abazi ka deklaruar se gjithashtu është gjetur edhe një veturë e cila po ekzaminohet nga ekipet përkatëse.

Numri i sulmuesve të vrarë ka shkuar në katër.

Artikulli paraprak2023 VIT I MIRË PËR DRITHËRAT
Artikulli tjetër“FOKUSI”, ASGJËSOHEN 3155 BIMË KANABIS NË QARKUN SHKODËR