
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vlerësuar të ligjshëm masën e sigurisë “Arrest me burg “ ndaj dy vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj duke lënë ata në burg pa afat. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura , të pandehurit nuk dhanë asnjë deklaratë duke qëndruar të heshtur.
Gjatë seancës u parashtruan një sërë provash nga prokurorja Marsida Frashëri ku më kryesorja ishte rezultati provës balistike të armës së gjetur në oborrin e banesës së Arjon Hasaj duke rezultuar e njejtë me armët me të cilën është qëlluar për vdekje ndaj 33- vjecarit Ramazan Mataj .
Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Irida Barkaj nuk mori parasysh kërkesën e avokatit mbrojtës për masë më të zbutur ndaj vëllait të vogël Klisman Hasaj pasi sipas mbrojtjes nuk kishte dijeni për vendimin e vëllait tjetër për të vrarë Ramazan Matajn.
Burime bëjnë me dije se pjesa tjetër e familjes Hasaj është ngujuar nga frika për hakmarrje nga familja Mataj.