Pas ekzekutimit Ravik Gurrës mbrëmjen e së premtes, Dhoma e Avokatisë në Elbasan në shenjë protestë do bllokojë për tre ditë të gjitha çështjet gjyqësore.

Dhoma e Avokatisë mori vendimin për të ndërprerë çdo shërbim avokatie.

Gurra, i njohur për mbrojtjen e tij në proceset ndaj Emiljano Shullazit apo fisit Çapja, u vra me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit rreth orës 19:30 minuta të së premtes (22 mars).

Sipas dëshmitarëve autori u largua menjëherë i ndihmuar edhe nga një bashkëpunëtor.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se avokati Gurra ka ndërruar jetë menjëherë për shkak të plagëve të marra.

Pak pas vrasjes policia gjeti në periferi të qytetit ne afersi te fshatit Karakullak afër rrotullimit të Bradasheshit një makinë të djegur tip “Benz” me targa AA 934 HU, e cila dyshohet se u përdor nga autorët për vrasjen.

Artikulli paraprakPS MBLEDH SOT KONGRESIN, ZBARDHET PROGRAMI I NDARË NË 3 SEANCA
Artikulli tjetërKRIM NË FAMILJE, BURRI MBYT ME DUAR GRUAN