Dhoma kombëtare e avokatisë ka vendosur ndërprerjen e shërbimit të avokatisë për tre ditë, të mërkurë, të enjte dhe të premte.

Vendimi vjen pas atentatit ku mbeti i vrarë avokati Ravik Gurra.
Ravik Gurra, mbrojtësi ligjor i Çapajve, fisit të njohur në Elbasan,

u ekzekutua me silenciator me dy plumba në kokë teksa ishte ulur në një lokal duke pirë kafe shumë pranë qendrës së qytetit.

Autorët kanë qenë dy. 50-vjeçari me shtetësi angleze bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Anglisë. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për vrasjen mafioze.

Artikulli paraprakZJARREFIKESIT SHPETOJNE VAJZEN NGA ZJARRI QË PËRFSHIU PALLATIN
Artikulli tjetërPAVLIN POLIA:FERDINANDI, VIKTIMË E NJË NGATËRRESE