Gjykata e shkalles se pare ne Shkoder ka lene me masen “arrest me burg” shtetasin Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashkepunetor ne vrasjen e shtetasit R.H ne fshatin Mushan te njesise Dajç. Nderkohe gjykata ka dhene masen lehtesuese “detyrim me paraqitje” per dy deshmitaret Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi te arrestuar per “moskallezim krimi” si deshmitar ne vrasjen e 46 vjeçarit.

Ka qene vete prokuroria qe kerkoi masen detyrim paraqitje per dy deshmitaret ndersa per Milkjor Gjoken organi i akuzes kerkoi arrest me burg, mase te cilen e dha gjykata.

Shtetasi Milkjor Gjoka deklaroi se ai nuk ka asnje lidhje me vrasjen e ndodhur duke mohuar akuzat ndaj tij. Gjoka tha se ka qene rastesisht ne vendin e ngjarjes, ne vendin e gabuar dhe ne momentin e gabuar duke mohuar se ka bashkepunuar me vellezerit Mehmedaj qe dyshohen si autore te vrasjes.

Nderkohe Milkjor Gjoka nuk ka dhene sqarime te metejshme rreth ngjarjes. Pala mbrojtesi kerkoi nje mase me lehtesuese por gjykata vendosi “arrest me burg”.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 30.11.2020
Artikulli tjetërSHKODËR, RIKONSTRUKSION DEGËZIMIT TË RRUGËS “HAMZ KAZAZI”