Arrest me burg ka dhënë Gjykata e Shkodrës për Hydajet Mehmetin, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Ramazanit.

Ai nuk ka pranuar që të flasë në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa sigurie.

Mësohet se avokati ka kërkuar arrest shtëpie pasi sipas tij Mehmeti, ka qenë thjesht drejtuesi i mjetit dhe jo autori i vrasjes. Por kërkesa e tij është rrëzuar nga Gjykata.

Artikulli paraprakPD VAU DEJES DENONCON: PER 17 MUAJ U SHPENZUAN 399 MILIONE LEKE PER KARBURANT, TAKSAT E QYTETAREVE PO KEQPERDOREN
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 25 PRILLIT DHE REFORMA NË DREJTËSI, PALMER TAKIME VIRTUALE ME METËN, RAMËN DHE BASHËN! BASHKËBISEDIM ME GAZETARËT