Pas dëshmisë që i arrestuari i vetëm s ii dyshuar i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos ka dhënë para grupit hetimor, policia ka shpallur në kërkim të paktën 4 persona të tjerë.
Emrat e tyre dolën në dritë nga deklarimi i Blendi Tetës, ndërsa bëhet me dije se po kërkohen personat me iniciale E.D., I.S., O.L., dhe E.G., emrat e të cilëve nuk bëhen me dije për shkak të hetimeve.
Hetimet për këtë çështje po ndiqen nga prokurori Naim Tota, e ndërsa pas ndalimit të të kërkuarve, pritet që të verifikohet edhe roli i tyre në ngjarjen e 27 Gushtit, në rrugën “Xhanfize Keko”.
Në dëshminë e dytë që 39 vjeçari dha për grupin hetimor u përmendën edhe dy persona të tjerë, L.D e D.A, për të cilët Teta tha se ishin duke darkuar së bashku në zonën e Freskut pak para se të ndodhte vrasja, por kishin lëvizur prej andej me kërkesë të tyre.
L.D. dhe D.A. dyshohen nga policia dhe prokuroria se janë persona që kanë lidhje me vrasjen e ish efektivit Santiago Malko. Pas orë pas vrasjes së këtij të fundit, ata u shoqëruan në polici, por u lanë sërish të lirë për mungesë provash.
Burimet bëjnë me dije se pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje të të dyshuarit L.D, policia i bllokoi atij edhe dy mjete të blinduara.