Vrasja e shqiptarit, biznesmeni italian shpallet i pafajshëm

Rodolfo Corazzo, argjendari italian që mbrëmjen e 24 nëntorit 2015 në Lucino di Rodano (Milano, Itali), vrau duke qëlluar me disa plumba pistolete Valentin Frrokajn, i cili hyri në banesën e tij së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë, ka vepruar për vetëmbrojtje. Kështu ka konstatuar prokuroria e Milanos, raportojnë mediat lokale. Në këto kushte, gjykatësja Donatella Banci Buonamici, me kërkesë të prokurorisë, ka mbyllur hetimet ndaj Corazzo-s. Argjendari, i ciki e kishte armë me leje, është hetuar për tejkalim të vetëmbrojtjes së ligjshme. Ngjarja Valentin Frrokaj, i dënuari me burg përjetë në Itali, është vrarë mbrëmjen e 24 nëntorit 2015, teksa ka hyrë në banesën e një tregtari bizhuterish. Ngjarja ka ndodhur në komunën Lucino di Rodano, në provincën e Milanos. 37-vjecari shqiptar është vrarë me armë zjarri në brendësi të një vile ndërsa kishte hyrë për të grabitur. Vrasja është kryer nga pronari i banesës, italiani Rudolfo Corazzo. Sipas rrëfimit të italianit, në orën 21:00 të mbrëmjes së 24 nëntorit, teksa ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij, në oborrin e vilës sulmohet dhunshëm nga tre persona, të cilët i kërkojnë të hapë derën e të fik telekamerat. Në brendësi të banesës gjendeshin bashkëshortja e tij e vajza 10-vjeçare. Sapo hyjnë në shtëpi, argjendari, i cili lëviz përherë i armatosur, reagon duke qëlluar i pari me armë në ajër. Pas përgjigjes po me armë nga ana e njërit prej hajdutëve, Rudolfo Corazo rrëfen se ai ka qëlluar për t’u mbrojtur kundër njërit prej tyre e ku mbetet viktimë shqiptari 37-vjecar Valentin Frrokaj Dy hajdutët e tjerë largohen me shpejtësi nga vendngjarja. Valentin Frrokaj është një person mjaft i njohur nga forcat italiane të rendit. Ai ishte shpallur në kërkim pasi më 7 maj të vitit 2014 ishte arratisur nga burgu Pagliarelli i Palermos ku vuante dënimin me burg të përjetshëm pasi kishte vrarë një shqiptar më 23 korrik të vitit 2007 në qytetin e Breshias. Ai kishte tentuar të arratisej dhe herë tjetër nga burgu, fillimisht më vitin 2013 ku vuante dënimin në burgun e Parmës.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT DHE MAROKENËT RRIHEN ME SHUFRA HEKURI NË BURGUN E MILANOS
Artikulli tjetërBASHA PAS DREKËS ME AMBASADORËT: S’TËRHIQEMI NGA QEVERIA TEKNIKE