Marios Isak, 18-vjeçari shqiptar i lindur dhe banues në Kavalla, Greqi, u qëllua mbrëmjen e kaluar me dy plumba në gjoks, duke mbetur i vdekur në vend.
Kur kanë kaluar disa orë nga ngjarja mediat greke zbardhin detaje të reja. Sipas tyre, një tjetër shqiptar, shok me viktimën ka pranuar vrasjen gjatë dëshmisë në polici.
Mediat greke theksojnë se ai ka deklaruar se Marion kishte pasur debate më herët. Ai thotë se ka tentuar ta trembë Marion, por në konflikt e sipër e ka qëlluar gabiisht me armë zjarri duke i marrë jetën.