Mjekësia ligjore në Tiranë konfirmon shenjat e dhunës në kufomën e Pëllumb Marnikollajt 29-vjeçarit shqiptar i cili më 3 gusht 2016 ka humbur jetën në komisariatin e policisë “Kato Patisia” në Athinë.

Burime nga mjekësia ligjore sqaruan se në trupin e të riut që dy ditë më parë i është dorëzuar familjarëve janë konstatuar dëmtime në fytyrë, hemoragji e brendshme si dhe shenja ematome në pjesët e këmbëve krahëve dhe në kurriz. Dhe pse ende nuk është përpiluar një raport zyrtar mbi shkaqet e vdekjes së të riut burimet sqaruan se shenjat e konstatuara mund të jenë shkaktuar si pasojë e dhunës së ushtruar mbi Marnikollajn. Pretendimet se ndaj Pëllumb Marnikollajt është ushtruar dhunë deri në vdekje janë ngritur dhe nga familjarët e tij të cilët prej tre gushtit e kërkuan mbi një javë në shtetit Grek deri sa e gjetën të varrosur në Greqi në një varrë pa identitet. Për këtë rast kanë nisur hetimet dypalëshe nga prokuroria Greke dhe ajo shqiptare dhe pritet që në fillim të muajit shtator të dilet me një raport final mbi shkaqet që çuan në vdekjen e të riut 29-vjeçar të dënuar në Greqi me 8 vite burg për vjedhje. Pëllumb Marnikollaj ndodhej me masën e sigurisë detyrim paraqitje nga drejtësia helene dhe më 3 gusht ai u paraqit siç do dy muaj në komisariatin e policisë para oficerëve gjyqësorë por nga ajo ditë humbi jetën. Në një version të saj policia greke deklaron se ai u vetëhodh nga kati i katërt i komisariatit por ky version mohohet nga familjarët të cilët deklarojnë se godina e policisë në “Katio Patisia” është tre katëshe dhe i afërmi i tyre u dhunua nga policia. Për këtë rast ka ndërhyrë dhe ambasada shqiptare në Greqi e cila deklaron se pala greke ka në dispozicion pamje filmike të hedhjes së të riut lezhjan nga komisariati, por këto pamje ende nuk janë publike dhe janë bërë pjesë e hetimeve të prokurorisë së Athinës.

Artikulli paraprakPRESIDENCA REFUZON HEDHJEN E SHORTIT PËR ANËTARËT E KED
Artikulli tjetërKOMBËTARJA KUQEZI, NIS EKSODI I FUTBOLLISTËVE TEK KOSOVA