Vrasja e shqiptarit në Itali, pushohen hetimet për policin që e qëlloi për vdekje

Prokuroria italiane ka kërkuar mbylljen e hetimeve për karabinierin që qëlloi me pistoletë shqiptarin 35-vjeçar Klodjan Hysa, duke e lënë të vdekur. Gjatë hetimit, u rikonfirmua nga organi i akuzës versioni i formuar nga karabinieri nën hetim dhe kolegu i tij, i cili ndodhej në vendngjarje kur u qëllua shqiptari në Monte San Giusto, më 24 shkurt. Plumbi që i morri jetën shqiptarit, sipas hetimeve, u qëllua aksidentalisht pasi Hysa, i cili ishte në bordin e një veture që rezultonte e vjedhur, për t’ia mbathur, kishte tentuar ti përplaste me makinë karabinierët. I pandehuri Giusto, i drejtoi pistoletën me plumb në gojë shqiptarit për ta trembur dhe sipas prokurorisë kjo ishte e ligjshme, pasi 35-vjeçari ishte i dyshuar për disa vjedhje në zonë dhe mbi të gjitha ishte në një makinë të vjedhur. Në momentin që Klodjan Hysa i dha gaz makinës për tu larguar, karabinieri Giusto shkrepi pistoletën, plumbi bëri rikoshetë në makinë dhe qëlloi shqiptarin i cili më pas humbi jetën në spital. Giusto ishte nën hetim për tejkalim të mbrojtjes së ligjshme.

Artikulli paraprakTUBA SEKRETË POSHTË BENZ-IT, PLOT ME KANABIS
Artikulli tjetërARRESTOHET 64-VJEÇARJA SHQIPTARE: LABORATOR DROGE NË SHTËPI DHE KOKAINË NË JASTEKË