Vrasja e shqiptarit në Milano, arrestohen 4 anëtarë të bandës famëkeqe
Rritet në 15 numri i personave të arrestuar për vrasjen e Albert Drenit, 18-vjeçari shqiptar, që mbeti i vdekur në 3 Korrik 2016 në një tramvaj në Porta Ludovica, Milano, pas sulmit nga anëtarë të bandës famëkeqe latine MS 13. Dreni ishte duke mbrojtur një mikun e tij, që ishte ngatërruar nga anëtarët e bandës latine, me një pjesëtar të një bande tjetër rivale. Pasditen e djeshme, agjentët e skuadrës së policisë lokale kanë ekzekutuar dy masa të arrestit me burg për një 18-vjeçar dhe një 19-vjeçar nga El Salvadori, me akuzën e vrasjes së shqiptarit. Gjithashtu, edhe dy 18-vjeçarë të tjerë janë vënë në pranga. Albert Dreni, vdiq në spital pas 11 ditësh në agoni.