Kikboksieri Anis Hemissi ka mohuar akuzat se vrau Flamur Beqirin dy vite më parë. Krimi në fjalë ndodhi në prag të Krishtlindjeve në Londër.

Shqiptarit nga Kosova, iu bë atentat në sy të djalit dhe të gruas së tij. Autori i dyshuar për vrasjen pohoi se kishte udhëtuar nga Kopenhagen në Londër për të takuar një vajzë 22-vjeçare, ndërsa shtoi se kishte shkuar që të shihte “Netflix” me të. Mes të tjerash i riu suedez tha se me vajzën me emrin Nadine ishte njohur në ‘Facebook’.

Prokurorët pretendojnë se Hemissi ishte pjesë e një ekipi prej katër vrasësish të dërguar nga Suedia për të vrarë Beqirin, si pjesë e një rivaliteti të dhunshëm midis dy rrjeteve të krimit të organizuar në vendin skandinav.

Artikulli paraprakSI NËPËR FILMA! HAPËN VRIMË NË MUR DHE ZBRITËN ME ÇARÇAFË, SHQIPTARI ARRATISET NGA BURGU NË ITALI
Artikulli tjetërBILANCI NË VEND/ DYFISHOHEN RASTET E REJA ME COVID-19 DHE RRITET NUMRI I VIKTIMAVE