Vrasja e të moshuarës italiane shtohen hijet e misterit

Vrasja e një 71-vjeçare italiane vijon të mbulohet nga misteri. Për këtë krim është arrestuar një shqiptar, i cili ka mohuar akuar, ndërsa sot detaje të reja zbulohen lidhur me ngjarjen. Olgert Laska është ndihmuar nga një tjetër person për vrasjen e të moshuarës italiane Rosa Maria Radicci, e gjetur e vdekur në banesën e saj më 13 nëntor në Bari të Italisë. Kështu raportojnë sot mediat lokale, duke cituar burime nga prokuroria. Edhe shkaku i ngjarjes mbetet i paqartë. Fillimisht, u raportua se vrasja ka ndodhur për hakmarrje, por më pas u raportua për një pistë tjetër hetimi: Shqiptari 29-vjeçar, i cili ka mohuar se e ka kryer krimin, mendonte se e moshuara ishte e pasur.

Artikulli paraprakKAPEN MBI 100 KG KANABIS NGA SHQIPËRIA; 5 NË PRANGA
Artikulli tjetërKULT – 9.12.2016