Ministri i dorëhequr Sandër Lleshaj ka komentuar vendimin e tij që e çoi drejt heqjes dorë nga detyra e tij, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Ai tha për ‘Opinion’ se dorëheqja ishte akt moral dhe politik, ndërsa shtoi se nuk ka përgjegjësi për ngjarjen

“Sigurisht që dorëheqja është pranuar sepse është e parevokueshme dhe është atuomatikisht e pranueshme dhe e pranuar. (Rama). Dorëheqja është një akt moral, i rëndësishëm dhe merret atëherë kur ndërgjegjja arrin në përfundimin që duhet bërë ky akt, këtë vendim e kam marr që herët, siç e tha dhe Kryeministri por sot e finalizova pas takimit me KM. Dorëheqja jepet vetë, është një akt individual dhe sovran i imi. E vetmja kontradiktë është kontradikta me përvojën e krijuar në Shqipëri lidhur me dorëheqjen. Kjo dorëheqje ka një dimension human në radhë të parë. Kemi vrasjen e një djali të ri. Së dyti ka një tension politik. Unë dua të distancohem nga një praktikë e shëmtuar e drejtimit të gishtit në çdo gjë që ndodh tek dikush. U bë disa ditë që persona që kanë përgjegjësi për shumë tragjedi kanë ngritur padrejtësisht gishtin dhe dorën kundër policisë, ndërkohë që u mungon ndërgjegjja dhe i kanë lënë shtetit një borxh shumë të madh siç është 21 Janari. Edhe pse nuk kam përgjegjësi për ngjarjen e jap si argument politik. Ata kërkuan që të japë dorëheqjen Lleshaj, tani çfarë do të bëjnë ata.”, tha Lleshaj.

Artikulli paraprakPROTESTUESIT NUK KURSEJNË AS MUZEUN KOMBËTAR, THYEJNË XHAMET DHE PRISHIN GRILAT E DRITAREVE
Artikulli tjetër“DW” ANALIZON DITËN E DYTË TË PROTESTËS: DHUNË, THYERJE XHAMASH, AKTE VANDALIZMI!