Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre të arrestuarit lidhur me vrasjen e Indrit Çelajt në Tiranë.

Në seancën e zhvilluar mesditën e sotme, togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”për Bujar Kusin, babanë e dy vëllezërve, të akuzuar për vrasjen e 26-vjeçarit dhe dy punëtorët,Ferdinand Bakalli 41 vjeç dhe Ali Sulën 43-vjeç, të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndërsa për punëtorin tjetër Luan Çakën është lënë në masën detyrim paraqitje. Avokati i Çakës, Ramis Billa tha se ai s’ka asnjë lidhje me krimin.

Nga burime brenda sallës së gjyqit mesohet se Indrit Çelaj është qëlluar fillimisht me armë pistoletë në tualetin e vilës së Bujar Kusit e më pas e hodhën jashtë banese me plagën e hapur në kokë.

Kamerat e sigurisë të një lokali pranë vilës dhe kamerat e vetë vilës kanë dhënë për hetuesit prova të mjaftueshme për të ngritur ndaj Albano dhe Griseldo Kusit akuzën si të dyshuar për vrasje, ndërsa prej më shumë se 72 orësh ata janë në kërkim.

Edhe pse ende mungon një version i dy të dyshuarve për vrasjen pasi ata ende nuk arrestuar, shkak rezulton një debat për montimin e kondicionerit me tone të ashpra mes Kusëve dhe Celajt, ndërsa dy djemtë në kërkim kanë përdorur më pas edhe armën.

Fillimisht policia për këtë ngjarje ndaloi edhe Lorenc Veliajn si personin që mund të kishte qëlluar me armë, por dëshmia e tij e cila u përputh me pamjet e sigurisë zbuloi se ai nuk ishte personi që qëlloi Çelajn, por e kishin detyruar të jepte deklarime të rreme për të marrë ai përsipër krimin. Veliaj u la në burg një ditë më parë nga gjykata e Tiranës ndërsa rezultonte me precedent penal dhe në kërkim për të tjera krime.

I riu nga Mallakastra i cili punonte në Tiranë si teknik kondicionerësh mbeti i plagosur me armë zjarri në kokë e më pas humbi jetën në spital më 23 gusht teksa ishte punuar në vilën e Bujar Kusit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, GONÇALVES: GOLIN MA KËRKOI DJALI IM I VOGËL
Artikulli tjetërPËRLESHJE TË PËRGJAKSHME NË KAMPIN E REFUGJATËVE NË GREQI, VRITET ME THIKË NJË FËMIJË