Familja Almir Dacit prej ditës së djeshme ka hapur dyert e mortit pasi kanë marrë lajmin për vrasjen e të të birit që mendohet se është vrarë në Siri.

Një gjë e tillë është e konfirmuar nga familjarët dhe së fundi edhe nga vëllai i tij Genci Daci, i cili bën me dije për Report Tv, se lajmin e hidhur e kanë marë nga bashkëshortja e Almirit që ndodhet në Siri. “Mësuam lajmin, kishte marrë në telefon kunata dhe kishte thënë mbaroi çdo gjë. Ajo që pritej në një vend lufte,” tha ai duke kërkuar nga shteti që t’i sjellin në Shqipëri trupin e vëllait dhe fëmijët e tij. “Kërkojmë trupin e vëllait, a ka mundësi shteti ta sjellë. Edhe fëmijët. Po pati mundësi shteti ta bëjë këtë gjë faleminderit,” kërkoi Genci Daci. Nga ana tjetër ai ka kërkuar që vëllain e tij të mos e quajnë terrorist pasi kjo nuk është e vërtetë pasi. “​Asgjë nuk është e vërtetë nga ato që thonë, asnjë akuzë për terrorist. Shkoni pyetni në fshat, të dëgjoni ça thonë jo prej meje,” u shpreh ai. Almir Daci akuzohej nga autoritetet shqiptare për rekrutim të personave për akte terroriste, ndërsa janë zhvilluar edhe disa procese gjyqësore në ngarkim të tij. Deri dy vite më parë, Almir Daci ishte Imam në një fshat të Pogradecit, ndërsa më pas ishte larguar drejt Sirisë, bashkë me familjen e tij, gruan dhe fëmijët. Daci njihej ndryshe me emrin Al Albani, ndërsa luftonte përkrah shtetit Islamik, ISIS. (shqiptarja.com)

Artikulli paraprakOLTI MARKU KËRKON “VETË NJË NATË”…
Artikulli tjetërSHKODËR, SEKUESTROHEN 2 KG E 321 GR, KANABIS SATIVA