Përdorimi i dhunës mbetet instrumenti përmes të cilit zgjidhen mosmarrëveshjet midis grupeve rivale dhe jo vetëm për shkaqe që lidhen me aktivitetet e paligjshme -thekson raporti i antimafias italiane
. Një fakt interesant që thekson raporti italian, është se grupet shqiptare mbështeten në rregulla kanunore, një kod zakonor që daton në shekullin e 15-të që është alternativë ndaj rregullave të shtetit. Si shembull për këtë, raporti përmend vrasjet për gjakmarrje. “Ky barbarizëm mund të jetë çelësi për të lexuar vrasjen e dyfishtë në nëntor 2016 në Canegrate (MI), dhe u zgjodh nga karabinierët në maj 2017 me arrestimin e e porositësve”
. Në atë periudhë, u vranë dy vëllezër shqiptarë nga Mirdita, Agron dhe Alban Lleshaj, 27 dhe 24 vjeç. Shkak për krimin e rëndë u bënë grupet rivale kriminale aktive në zonë.