Policia e Shkodres vijon kerkimet ne diten e trete per arrestimin e autorit te ngjarjes ne fshatin Drisht te Postribes. Sipas te dhenave te bluve te Shkodres behet me dije se ne kete operacion jane perfshire rreth 100 efektive te forcave Renea Fnsh dhe te policise se Shkodres.

Kontrollet jane perqendruar kryesisht ne zonën e Mazrekut të ish-Komunës Shllak, ku mesohet se eshte pare të lëvizë 30-vjeçari Aleksandër Dushaj. forcat kanë vepruar në terren të vështirë malor duke lëvizur me këmbë. Ndërkohë gjatë aksionit janë kryer 8 kontrolle banesash të braktisura dhe 5 kontrolle banesash të banuara, por pa asnjë rezultat. Nga ana tjetër mësohet se 30 vjecari Dushaj është një njohës i mirë i gjithë kësaj zone dhe paraqet rrezikshmëri pasi është i armatosur dhe mund ti kundërpërgjigjet policisë. Ndërkohë paralelisht po punohet edhe për pistën e vrasjes së dy vëllezërve Skënder dhe Abdullah Shkami.

Artikulli paraprakDËBORA SJELL KAOS NË PRISHTINË, MAKINAT RRËSHKASIN NË RRUKË
Artikulli tjetërVRASJA E DYFISHTË QË TRONDITI MBARË OPINIONIN