Presidenti iranian ka deklaruar se sulmi ajror në kryeqytetin sirian që vrau pesë anëtarë të lartë të forcave të sigurisë iraniane nuk do të “kalojë pa përgjigje”. Ebrahim Raisi tha se Izraeli ishte fajtor për sulmin, i cili vrau gjithashtu një numër të forcave siriane.

Izraeli nuk ka komentuar akuzat, ndërsa sipas BBC për vite me radhë ata kanë kryer sulme ndaj objektivave të lidhura me Iranin në Siri. Sulme të tilla janë intensifikuar që kur filloi lufta Izrael-Gaza pas sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të presidentit, Raisi shprehu ngushëllimet e tij për familjet e “dëshmorëve të rangut të lartë”, ndërsa u zotua të hakmerrej për vdekjet e tyre.

Artikulli paraprakPANDEMIA COVID-19/ OBSH: 1.4 MLN JETË TË SHPËTUARA NË EVROPË NGA VAKSINAT KUNDËR VIRUSIT
Artikulli tjetërNETANYAHU E REFUZOI KATEGORIKISHT, BIDEN: ZGJIDHJA ME KRIJIMIN E SHTETIT PALESTINEZ, ENDE E MUNDUR