Teksa prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshem të 32-vjeçarit Kristjan Cenaj, për vrasjen dhe zhdukjen e Mariglen Gjonajt në vitin 2016 në Mamurras, mbrojtja ligjore e viktimes kërkon zgjerimin e hetimeve, me pretendimin se në këtë krim makaber janë të përfshire dhe përsona të tjere.Avokati Eduart Mullaraj thotë se dosja penale është e cunguar dhe se duhet ti shkohet deri në fund kësaj çeshtje.

Avokati i viktimës vlerson qëndrimin e prokurorit të Lezhës Françesk Ganaj, i cili sipas tij përmes provave kërkoi dënimin me burgim të përjetshem për autorin e ngjarjes Kristjan Cenaj.

16-vjeçari Mariglen Gjonaj u vra dhe u gropes në vitin 2015 për ti grabitur oren ROLEX dhe varesen e floririt që mbante me vetë diten e ngjarjes, ndërsa krimi makaber u zbardh vetëm pak muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbin, dhe 7 vite nga zhdukja e tij.Për këtë ngjarje është marrë i pandehur vetem Kristjan Cenaj, ku pavarësisht qëndrimit të tij mohues prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshem për vepren penale “Vjedhja me pasoje vdekjen”.Tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco e cila do të vendose për fatin e 32-vjeçarit, vendim i cili pritet të jepet me 10 korrik.

Artikulli paraprakINTERPELANCË PËR SKANDALIN TEK ONKOLOGJIKU/ MINISTRJA E SHËNDETËSISË: E NDALUAR QË NJË MJEK TË NDJEKË DHE PRIVATISHT TË NJËJTËT PACIENTË!
Artikulli tjetërAKSIDENT NË LEZHË, PLAGOSEN 3 PERSONA