Vrasja me thikë në Vjenë për kamerieren seksi, vetëdorëzohet shqiptari
Shqiptari i cili vrau me thikë një person dhe plagosi një tjetër disa ditë më parë në kryeqytetin austriak të Vjenës, është vetëdorëzuar në polici së bashku me një avokat, raportojnë mediat lokale. Ngjarja ka ndodhur mesnatës e së premtes (9 Dhjetor) pas një sherri në një lokal nate. Viktima është një 34vjeçar, ndërsa një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur, të dy nga Polonia. Raportohet se autori, një 33-vjeçar shqiptar nga Kosova (identiteti i të cili s’bëhet i ditur), raporton “albinfo”, është grindur me dy polakët për një kameriere të bukur e cila punonte në lokalin “Queens Bar” në Vjenë. Megjithatë, kjo mbetet për tu konfirmuar nga policia.