Një tjetër person është arrestuar nga policia australiane për vrasjen e 46-vjeçarit me origjinë shqiptare Urim Gjabri, ngjarje e ndodhur tetorin e shkuar.
Në pranga ka rënë Murray Bridge, 31 vjeç, i cili u arrestua të martën, nën akuzën e vrasjes. Ky është personi i katërt i akuzuar për vrasjen e shqiptarit, ndërsa është arrestuar edhe një vajzë për bashkëpunim me një prej autorëve të krimit.
Policia pohon se 46-vjeçari u vra në një banesë në Carousel St mesnatën e 9 tetorit, ndërsa trupi i tij u zbulua kur policia shkoi në vendngjarje tri ditë më vonë.
Matt Bernard Tenhoopen, 23 vjeç, dhe Aaron Donald Carver do të dalin në gjyq marsin e ardhshëm të akuzuar për vrasje. Vajza Bridie Erin McCormack, 20 vjeç, është akuzuar për ndihmë në krim.
Hetimi për rastin vazhdon, ndërsa autoritetet vendase kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të dhënë dëshmi.Besohet se vrasësit vodhën një sasi të madhe kanabisi nga prona ku jetonte shqiptari