Kristjan Marinaj, i cili akuzohej si bashkepunetori i Mark Frrokut në vrasjen në Belgjikë të shtetasit Aleksandër Kurti, është shpallur i pafajshëm.
Kristjan Marinaj akuzohet për vrasje me paramendim. Ditën e nesërme pritet që prokuroria të jëpë pretencën për Mark Frrokun.
PRETENCA E PROKURORISE: Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 16 vjet burg të Kristian Morina (Marinaj), personi që akuzohet si bashkëpunëtor i Mark Frrokut, në vrasjen e Aleksandër Kurtit në 1999 në Belgjikë. Ai rezultonte edhe në kërkim ndërkombëtar. I dyshuari, emri i të cilit ndodhet në listën e personave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, njihet edhe me disa emra të tjera, si Kristian Morina (Marinaj) alias Hilë Joka alias Hilë Morina. “Masa e arrestit ndaj Bytyçit u caktua mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Ai dyshohet për akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim në dëm të Aleksandër Kurtit në 1999 në një stacion treni në Bruksel”.