I dënuari përjetë Indrit Shaqja dyshohet se ka bashkëpunuar me Sokol Mjacaj për vrasjen e Arben Lleshit brenda burgut të Peqinit më 15 dhjetor. Burime nga organi i akuzës konfirmuan se tashmë Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për Indrit Shaqjen, i cili ditën e vrasjes mbeti i plagosur në këmbë.

Pritet që Prokuroria t’i drejtohet gjykatës me kërkesën e masës së sigurisë ‘arrest në burg’ për Indrit Shaqjen, pasi ka dyshime se ka bashkëpunuar për vrasjen e shokut të dhomës Arben Lleshi, teksa po verifikohen rrethanat e implikimit të tij.

Në dosjen e ngjarjes thuhet se Shaqja lajmëroi Lleshin se po e kërkonin tek dritarja e qelisë kur Mjacaj qëlloi ndaj tij me armë. Ndërkohë policët e burgut kanë dëshmuar se Shaqja e ka ndjekur Mjacajn deri në korridor pas vrasjes duke i thënë pse më vrave shokun.

Artikulli paraprakGJOBITEN DISA BIZNESE NGA AKU, BLLOKOHEN PRODUKTE MISHI, PIJE DHE USHQIME TË TJERA
Artikulli tjetërHEDHJA E INERTEVE NË LUMENJ, REAGON BALLA: DO TË MARRË FUND, POLICIA PO RRIT ÇDO DITË VIGJILENCËN