Ambasada Amerikane ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku u qëllua për vdekje Pjerin Xhuvani.

Ambasada bën thirrje që incidenti të hetohet sa më shpejt. Po ashtu, ambasada i bën thirrje presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha për vetëpërmbajtje. Në njoftim, ambasada shprehet se autorët duhet të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

DEKLARATA E AMBASADËS AMERIKANE

🇦🇱️ | Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen. Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër.
🇺🇸️ | We have seen the reports of violence in Elbasan today resulting in the death of one individual and injury to others. We call on law enforcement officials to investigate this incident quickly and thoroughly, identify perpetrators, and prosecute them to the full extent of the law. Those who engage in such violence must be punished. Ambassador Kim has asked President Meta, Prime Minister Rama, and Democratic Party Chairman Basha to exercise restraint – and to lead accordingly – pending investigation of this case. Our actions must be based on facts, not fear or rumor. With just a few days remaining before elections on April 25, we reiterate our statement of March 26 calling for leaders – those in office and those seeking office – to clearly reject violence. The U.S. Embassy will continue to monitor the situation closely.

Artikulli paraprakSHKODËR, KANDIDATI I PD HELIDON BUSHATI TAKIM ME BANORËT NË AJASËM
Artikulli tjetërSTAR TREND – VLLAZNIA ATLETIKE – 22.04.2021