Vrasja në Fier, Bregu: Do padis gjyqtarin, Manjani: Hetim administrativ

Deputetja e PD, Majlinda Bregu dhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kanë ndarë shqetësimin në lidhje me ngjarjen e një ditë më parë, ku një “burrë – shtazë” siç e kanë quajtur ata hodhi gruan nga dritarja. E para që ngriti shqetësimin ishte deputetja Bregu, sipas të cilës gjyqtari ka dhënë urdhër mbrojtje për të ndjerën e cila e kishte denoncuar bashkëshortin për dhunë. Bregu: Kush është ai Gjyqtar që paska lëshuar një Urdhër Mbrojtje që e lë burrin që gruaja e padit për dhune, të jetoje në një shtëpi me të derisa ta hedhe nga ballkoni???? Nësë kjo është terësisht e vërtetë, padinë për këtë Gjyqtar, do ta bej Vëtë! Edhe ministri Manjani ngre të njëjtin shqetësim. Duke thënë se nuk ka shumë informacion për lëshimin e urdhërit, ai thotë se përsë çifti jetonte bashku, ndërkohë që gjyqtari kishte dhënë urdhër mbrotje. Manjani vijn më tej duke sqaruar se që nga dita e nesërme do të nisi një hetim administrative për këtë çështje. Manjani: Do të doja të kisha një informacion shterrues për pyetjet e zonjës Bregu, por në këtë moment pyetjet që ajo ngre janë edhe të miat. Pra pyetjet; Përse megjithë urdhërin e mbrotjes e ndjera jetonte përsëri me burrin agresor?! Kush ka gabuar gjykata që ka lëshuar urdhërin apo zbatuesit e atij Urdhëri?! Megjithë statusin ende të paqartë ligjor, në këtë situatë post-reformë ( askush nuk e di tashmë nëse duhen zbatuar ligjet e reja, që kanë hyrë në fuqi por nuk zbatohen dot, apo do vazhdohet me ligjet e vjetra!!), do te çel nesër një proces hetimor Administrativ, për të sqaruar këto pyetje.Në çdo rast ky hetim do sqarojë edhe përgjegjësitë përkatëse.

Artikulli paraprakSPANJË, MALAGA GODITET NGA PËRMBYTJET, NJË GRUA HUMB JETËN
Artikulli tjetërTRAFIKU I KLANDESTINËVE, ARRESTOHEN 8 SHQIPTARË NË BRITANI DHE BELGJIKË