Gjashtë muajsh pas ngjarjes së bujshme në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku mbeti i vrarë një person, ka fituar lirinë nga qelia, Ervis Martinaj.

Personi i cili mbeti i plagosur në një përplasje me armë brenda një lokali në bllok, ka fituar lirinë me një vendim të Gjykatës së Tiranës dhënë ditën e djeshme.

Burime thonë se Martinaj ka fituar lirinë pas një garancie pasurore në vlerën e 5 milionë lekë.

Ervis Martinaj edhe pse mbeti i plagosur ndodhet në burg për armëmbajtje pa leje. Ervis Martinaj është nën hetim për 6 akuza, mes tyre vrasje e mbetur në tentativë, pastrim parash dhe zhvillimi i aktivitetit të lojërave të fatit pa leje.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME PASOJË VDEKJEN E NJË 60-VJEÇARI
Artikulli tjetërLIRIA E MEDIAS, AMBASADA E SHBA: KUJTESË PËR POLITIKANËT DHE DITË REFLEKTIMI PËR MEDIAN