Një ditë pasi vrasjes në zonën e ish-bllokut në kryeqytet, Partia Demokratike i kërkon Presidentit Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi e vlerëson tejet të rëndë situatën e rendit publik në vend.

Apeli vjen nga deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi, njëherësh anëtar i komisionit të sigurisë. Përmes një postimi në facebook, Gjunkshi shkruan se krimi ndodhi në zemër të Tiranës, në zonën e sigurisë më të lartë në kryeqytet.

“Kjo qeveri eshte qeveria e polishowt, polipresionit, polikercenimit, poligjobes etj dhe perfundon me polivrasjen.Vetem ne kete menyre duke i kercenuar, duke i plagosur, duke i vrare, duke i shantazhuar,

duke i kercenuar duke u mbyllur gojen do te mund te qendroje ne pushtet qeveria e lidhur si mishi me thoin me bandat e krimit.” – shkruan Gjunkshi në postimin e tij, ndërsa shtron një sërë pyetjesh lidhur me sigurinë në vend.

“Shkaktar i te gjithe kesaj situate tejet te rende dhe aspak te sigurte, eshte nje person dhe ky person eshte Kryeministri i Vendit.

Ku jane organet e sigurise kombetare? Si deputet i Kuvendit te Shqiperise, si Anetar i Komisionit te Sigurise Kombetare i bej thirje Presidentit te Republikes

qe te mbledhe urgjentisht Keshillin e Sigurise Kombetare”- përfundon Gjunkshi reagimin e tij në facebook.

 

Artikulli paraprakFESTIVALI MBARËKOMBËTARE I TEATROVE
Artikulli tjetërKOMISIONERI I BE: RIKTHIM VIZASH NËSE EMIGRACIONI RRITET MBI 50%