Pak orë nga ngjarja e rëndë në një familje emigrantësh shqiptarë në Itali , ku 62 vjeçari Muhamde Vrapi vrau me 15 goditje me thikë bashkëshorten e tij Diana Vrapi Koni 52 vjeç, policia italiane ka zbardhur detajet e para të këtij krimi.
Muhamed e Diana Vrapi jetonin prej shumë vitesh në Itali e kìshin marrë nënshtetësinë italiane. Ata kanë 3 fëmijë në moshë madhore, ku më i vogli është 19 vjeç e që të gjithë jetojnë në shtëpitë e tyre e jo më në banesën e prindërve. Muhamed Vrapi është puëntor ndërtimi, ndërsa Diana Vrapi punonte si kujdestare shtëpie e asistente të moshuarish. Dëshmitë e para të fqinjve në pallatin ku jetonte çifti shqiptar në komunën Bustio Arsizo në provincën e Varezes, vërtetojnë se gjatë kohëve të fundit mes çiftit kishte grindje të shumta. Krimi ka ndodhur rreth orës 16.30 minuta të pasdites së të mërkurës. Ka qenë një fqinj e cila pasi ka dëgjuar ulërimat e Diana Vrapit ka trokitur në banesën e tyre.
Derën ja ka hapur Muhamed Vrapi me duart e gjakosura e menjëherë ajo ka dhënë alarmin. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit si dhe ndërhyrja e shpejtë mjekësore. Shqiptarja Diana Vrapi është gjetur mbi dysheme me thikën ende mbi trup dhe ishte ende gjallë. Ndërhyrja e mjekëve të ndihmës së shpejtë nuk kanë mundur ta shpëtojnë. DianaVrapi ka ndërruar jetë pas një ndalimi zemre. Arma e krimit është një thikë kuzhine. Muhamed Vrapi ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij e aktualisht ndodhet në burgun e Bustio Arsizio me akuzën e krimit në familje. Ende nuk është i qartë motivi që ka çuar Muhamed Vrapin në vrasjen e bashkëshortes së tij Diana Vrapi.