Policia ka zbardhur vrasjen e shqiptarit dje në Romë pas sherrit në familje. Luan Zalta vrau ditën e djeshme me armë zjarri kunatin e tij Shpendi Allushi.
Ngjarja ndodhi në Nettuno. Mediat italiane raportojnë se dy personat, autori dhe viktima kohët e fundit kishin pasur debate të shumta dhe të vazhdueshme, pasi Zalta e akuzonte Allushin se i tradhtonte motrën.
Sherri agravoi dhe Luani Zalta ka nxjerrë armën e gjahut që e mbante të fshehur në shtëpi pasi e kishte pa leje dhe ka qëlluar vetëm një herë kunatin e tij, duke e lënë të vdekur. Më pas autori ka telefonuar policinë duke u thënë “Ejani, pati një tragjedi”.
Luan Zalta është transportuar në spital për ndihmë pasi ka disa plagë si pasojë e përleshjes me kunatin, të cilin më pas e vrau.