Është dorëzuar në polici edhe personi i tretë në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve në Laç.
Policia bën me dije se shtetasi Manuel Bushi, 23 vjeç banues në Laç është dorëzuar.
Ndërkohë, më herët, dy nga autorët e dyshuar, shtetasit M. B., 25 vjeç dhe V. B., 28 vjeç, të dy lindur e banues në Kurbin, pas negociatave me familjarët, janë vetë dorëzuar në Polici.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1 Laç, Kurbin, më 28 prill ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagosën me armë zjarri dy shtetas, Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç, të cilët më pas gjetën vdekjen në një nga spitalet private në Tiranë