40-vjeçari Etjan Nikulaj i cili u ekzekutua me armë zjarri mbremjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Lezhës është mbajtur në vëzhgim nga autoret për të pakten dy ditë me radhe.Në këtë konkluzion kanë dalë hetuesit pas kçyrjes së kamerave të sigurisë të bizneseve në zonen e Lezhës dhe të Shëngjinit, ku qëndronte dhe lëvizte mësëshumti viktima.Sipas burimeve automjeti tip BMW ngjyre gri e përdorur nga atentatoret që e gjet e djegur në zonen e Rinasit është fokusuar edhe një ditë para ngjarjes duke lëvizur në zonen e Lezhës, por nuk është arritur identifikimi i përsonave që kanë qenë brenda makinës, pasi ata janë treguar të kujdesshem.

Ndërkohë deri tani janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 përsonave mes të cileve dhe pjestarë të fisit Lekstakaj me të cilët janë në hasmeri fisi Nikulaj, por nuk është arritur të provohet që të kenë lidhje me ngjarjen dhe ata janë lënë sërish të lire.Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes, por pa përjashtuar edhe konflikte të tjera që mund të ketë patur viktima gjatë koheve të fundit të cilat po kalohen në sitë nga ana e hetuesve me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Nga ana tjeter është zbardhur edhe ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e viktimës.40-vjeçari Etjan Nikulaj është përshkuar nga 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, ku dy prej tyre i kanë prekur organet jetesore duke i marrë edhe jeten.Etjan Nikulaj u qëllua me bresheri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij foristradë ML në aksin rrugor Lezhë-Milot.Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit të Lezhës, ndërsa viktima ishte i afrmer i biznesmenit Ardian Nikulaj të vrarë me 19-prill të këtij viti në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin.

Artikulli paraprakUJËSJELLËS I RI PËR SHËNGJININ
Artikulli tjetërAKADEMIA VLLAZNIA, NJË BARAZIM DHE NJË HUMBJE